Ventura-Saki sherr “për Shqipërinë”, Xhaka italian quhet Barxali!

Mediat italiane shkruajnë se edhe pse do të luhet Holandë-Itali, ende duket sikur jemi tek Itali-Shqipëri. Më shumë sesa për përballjen e Amsterdamit po flitet për atë me shqiptarët, dhe jo për tifozët. Një problem është ai mes trajnerit të të kaltërve, Venturës, dhe Arrigo Sakit. Ish-trajneri i Milanit dhe i italianëve e kritikoi lojën e skuadrës së Venturës në Palermo, duke mos e quajtur sa duhet sulmuese. Kjo nuk u gëlltit nga trajneri i tanishëm.

“Më zhgënjeu Saki pasi duhet të mbetet pikë referimi, siç ka qenë gjithnjë, – tha ai, – kam parë ndeshjet e Italisë së tij në Botërorit 1994 dhe ndaj Irlandës gjuajtja e parë në portë u bë në 70’, ndërsa me Meksikën mjafton ta shikosh që të kuptosh. Dhe, të mendosh se Italia pati 40 ditë në dispozicion për ta përgatitur Botërorin, jo 4 ditë siç patëm ne ndaj Shqipërisë. Respekti duhet të jetë reciprok”.

Çështja e dytë është ajo “Barxali”. Mbrojtësi i Juventusit mori leje të kthehej në klub për shkak dëmtimi, dhe nuk është në ekip për Holandën. Veçse, fotografët ia nxorrën bojën duke i botuar një fotografi të jetës së natës, pas ndeshjes ndaj Shqipërisë. “Nëse fotot janë autentike, mbetem shumë i zhgënjyer nga Barxali”, – ishte komenti i Venturës.

Sfidanti.al