De Laurentis i mbyll derën Spaletit: Në Napoli s’të mban kush me zor!

Presidenti i kampionëve të rinj të Italisë duket se i ka dhënë drejtim të ardhmes së stolit, e cila duket se do të jetë pa trajnerin e tanishëm. “Të jesh tek Napoli është privilegj, nuk mbahet njeri me zor”, – janë fjalët e Aurelio De Laurentisit, dhe Luçiano Spaleti e ka marrë mesazhin. Në mënyrën më të pabesueshme të mundshme, gjithçka u shkatërrua në “Maradona” pikërisht në momentin më të bukur, sapo ishte fituar titulli, dhe fjalë të pakëndshme duket se janë shkëmbyer mes dy burrave pikërisht në mbrëmjen e festës. Të shohim se cili do të jetë pasardhësi, ndërsa nga Napoli largohet edhe drejtori sportiv, Xhuntoli.

Sfidanti.al