Natyrisht ishin prova të lira, veçse ishin të dytat. E premtja solli konkurrencë të madhe në Çmimin e Madh të Montekarlos në Formula 1, me kampionin e botës, Maks Verstapen, që zuri vendin e parë, por me rivalët që ishin afër. Karlos Sainz ishte vetë një të dhjetën e sekondës prapa tij, ndërsa Fernando Alonso në vetëm dy të dhjetat. Jo vetëm kaq, por komentet janë që holandezi i Red Bullit doli në fund kur asfalti ishte më i përshtatshëm për të dhënë kohë të mira.
Sfidanti.al