Juventusi, sa e vështirë qenka ndarja nga Alegri

Maks duket në metrat e fundit, ndoshta edhe i lodhur personalisht, por edhe i shtrydhur nga periudha shumë e vështirë e skuadrës dhe e klubit këtë sezon. Me dy dënime mbi shpinë (njërin të anuluar fillimisht), me pasiguri të jashtëzakonshme, me drejtues të dënuar dhe me shumë mungesa (Kieza, Pogba), Alegri e ka pasur shumë të zorshme tek Juventusi, ndërsa duket se mund të shkarkohet. Sidoqofë, nuk duket se Juvja e ka të lehtë të ndahet nga një trajner me të cilin fitoi shumë dhe punoi shumë vjet. Emrat për të zënë vendin e tij janë të shumtë, si Igor Tudor i Marsejës (shumë vite lojtar i Juves), Tiago Mota i Bolonjës, Serzhio Konseisao i Portos, Vinçenco Italiano i Fiorentinës, Roberto De Zerbi i Brajtonit, Rafaele Paladino i Monzës, Luçiano Spaleti i Napolit dhe sërish Antonio Konte.

Sfidanti.al