Levandovski kërkon të bindë Kimihun për tek Barcelona

Alarm i vërtetë në Mynih për këtë që po shkruhet. Janë mediat bavareze që theksojnë se Robert Levandovski po përdor ndikimin e tij për të bindur Xhoshua Kimihun që të kalojë tek Barcelona. Mesfushori i Gjermanisë është një nga shtyllat e Bajernit, veçse raportohet se nuk është i kënaqur me projektin sportiv në “Alianc Arenë” dhe me situatën në klub. Levandovski u bashkua vjet me Barcelonën dhe është pranë fitores së Këpucës së Artë në Spanjë, e ndoshta mund të bindë Kimihun që të bëhet “blaugran”.

Sfidanti.al