Zhordi Alba largohet pas 11 viteve nga Barcelona

Është njëra nga legjendat e skuadrës dhe të klubit për të gjitha kohët. Zhordi Alba, i bashkuar me Barcelonën në 2012, ka vendosur të largohet madje pa përfunduar kontratën. Mbrojtësi i djathtë ka fituar disa tituj kampion me katalanasit, një Champions në 2015, si dhe mjaft trofe të tjerë në krah të yjeve si Mesi, Ksavi, Iniesta, Buskets, Pike e të tjerë. Zhordi Alba ka vendosur të veprojë si Busketsi, pra të largohet këtë verë një vit para përfundimit të akordit, ndërsa klubi në “Kamp Nou” kërkon të ulë shpenzimet.

Sfidanti.al