Dy herë me radhë, Xhovani Kolela është shprehur këtë sezon se ekipi i tij nuk është për të fituar kampionatin. “Partizani është jashtë garës për titull”, thoshte italiani, ndërsa diferenca me Tiranën në atë kohë ishte jo më shumë se 6 pikë. Gjithsesi, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim, Kolela duhet të thotë “refren” tjetër. Së pari ai pranon se nëse do të ishte fituar derbi me Tiranën, të kuqtë do ta kishin titullin në duart e tyre, ndërsa në konferencën e shtypit para Kastriotit thotë se “ne besojmë, sepse në futboll gjithçka mund të ndodhë”. Vulën e vendos me deklaratën se “unë nuk kënaqem kurrë me vendin e dytë”.
Sfidanti.al