Saka rinovon kontratën tek Arsenali

Vlera e akordit të ri do të jetë e madhe, plot 300 000 paundë stërlina në javë. E tillë rroga e Bukajo Sakasë tek Arsenali, pasi futbollisti i kombëtares rinovoi kontratën në stadiumin “Emirejts”.Firma është vendosur deri për vitin 2027, dhe Saka bëhet një nga më të paguarit tek Arsenali dhe në Premier Ligë. Futbollisti shpreson që sezonin e ardhshëm të luftohet sërish për titull dhe të arrihet fitorja, ndërsa këtë sezon Arsenali gaboi në fund, dhe Siti e mbrojti kurorën e marrë vjet.

Sfidanti.al