Lebron Xhejms mendon tërheqjen!

Disfata ishte e rëndë pavarësisht se ai vazhdoi me shkëlqimin si përherë. Lebron Xhejmsi 38-vjeçar u detyrua të ndalet në rrugën e tij drejt titullit në NBA, trofe për të cilin do të luftojë Nikola Jokiç me Denverin e tij. Menjëherë pas eliminimit të Lejkërsave me shifrat 0-4, Lebroni u ngacmua duke u pyetur për të ardhmen. Çfarë do të bëjë ai, do të vazhdojë karrierën, apo do ta mbyllë? “Nuk e di, – ishte përgjigja, – ndershmërisht nuk e di. Duhet të konsideroj shumë gjëra (për të vendosur) nëse do të vazhdoj basketbollin”. “Nuk ndjej ndonjë kënaqësi që arrij në finalen e Konferencës, – vazhdoi ai, – është diçka që e kam bërë shpesh. Nuk jam aspak i lumtur që nuk arrita në finalen e NBA-së”.

Sfidanti.al