Mançester Siti e kishte stolin me vlerë 500 milionë paundë ndaj Çelsit

Hyn në histori si një ekip i shtrenjtë dhe fitues, dhe sfida e fundit në Premier Ligë ishte një lloj konfirmimi. Mançester Siti la shumë lojtarë në stol në ndeshjen ndaj Çelsit në “Etihad”. Siç e tregon fotoja, trajneri Guardiola vendosi që të pushojnë të tillë si Halandi, Grilishi, Gyndogani, De Brujne, Stounsi, Rodri Bernardo Silva, Ederson apo Ruben Dias. Të gjithë lojtarët e stolit në një moment kapnin vlerën e 500 milionë paundëve duke u bazuar te kartonët e tyre.

Sfidanti.al