Për ndeshjen është e kotë të flasim sepse ajo u humb. Lids Junajtidi pësoi disfatë në fushën e Uest Hemit, me shifrat 1-3 duke rrezikuar rënien nga kategoria, por gjithsesi trajneri i tij u tregua anglez i vërtetë. Sam Allërdajs, i njohur si “Big Sam”, bëri një shaka që krijoi mjaft të qeshura, ndërsa gjeti një monedhë metalike anës fushës. Ai menjëherë shkoi që t’ia jepte gjyqtarit të katërt, gjoja për ta korruptuar, diçka që uli disi tensionin dhe largoi sado pak dëshpërimin për momentin e keq të ekipit.
Lidsi kaloi fillimisht në epërsi me golin e shënuar nga Rodrigo, por finalistët e Lidës së Konferencës reaguan fort. Londinezët fituan me golat e shënuar nga Rajs, Bouen e Lanzini. Lids Junajtidi është një nga kandidatët kryesorë për të rënë nga Premier Liga këtë edicion, pasi ndodhet në vendin e tretë nga fundi, me dy pikë më pak sesa Evertoni ku ka edhe një javë deri në përfundim. Kjo do të thotë se ekipi i Allërdajsit nuk e ka fatin në duart e tij.
Sfidanti.al