Nuk ishte një përballje e elitës dhe nuk po luanin skuadra të mëdha. Gjithsesi, ishte një ndeshje me interes për tifozët, mes Kapivarianos dhe Oestes, por edhe pse vendasit fituan 2-1, u desh të pritej që të përfundonte. Në një moment, një qen policie hyri me vrap në fushë dhe mbërtheu topin me dhëmbë. Qeni natyrisht e kishte këtë gjë për lojë, ndonëse njerëzit në fushë dhe rreth saj kishin gjëra më serioze për të menduar. Njëri nga lojtarët më në fund, e kapi qenin dhe e nxorri jashtë, ndërsa topi u desh të zëvendësohej sepse ishte çarë nga kafshimi.
Sfidanti.al