Karrager flet si liverpulas: Nëse ndëshkohet, Sitit nuk i vlen “tripleta”

Ish-mbrojtësi dhe ish-kapiteni i të kuqve natyrisht që duhet të gjejë diçka për të qenë “kundërpedal” në këtë moment kur që të gjithë po përulen përpara skuadrës së Pep Guardiolës. Xhemi Karrager nuk harron rivalitetin Liverpu-Siti, dhe deklaron se “qytetarëve” u kërcënohet një rrezik. “Nëse ata do të dënohen për 115 shkelje të rregullave financiare, atëherë fitorja e tre trofeve nuk do të kishte vlerë”, – ishte paralajmërimi i zymtë i Karragerit.

Sfidanti.al