Jo vetëm Granit Xhaka, Arsenali mund të shesë deri në 11 lojtarë

Paskan në plan një “transfuzion” të vërtetë në skuadër. “Topçinjtë” janë të bindur se duhet të luftojnë për titull sezonin e ardhshëm dhe trajneri Mikel Arteta ka në plan të forcojë skuadrën. Mediat angleze shkruajnë se nga Arsenali mund të largohen deri në 11 futbollistë gjatë verës, mes të cilëve është përmendur emri i Granit Xhakës, që pëlqehet nga Leverkuseni. Bashkë me të mund të ikin Soarez, Tavares, Lokonga apo Tierni, sa për të thënë disa emra.

Sfidanti.al