Embijd: Nuk mund t’ia dal vetëm unë dhe Hardeni

Eliminimi i Filadelfias në plej ofin e NBA-së ka sjellë një tronditje të madhe tek “Siksersat”. Zhoel Embijd e përjetoi në mënyrën më të keqe fitoren e çmimit si Lojtari më i mirë i Sezonit të Rregullt, duke qenë poshtë nivelit normal, e padyshim poshtë nivelit të rivalit kryesor, Nikola Jokiç. Boston Sëlltiksat shkuan në finalen e Lindjes, dhe Embijd deklaroi se Filadelfias nuk i kishte mundësitë për më shumë. “Nuk mund të bëjmë gjithçka unë dhe Hardeni, – u shpreh ai, – basketbolli luhet 5 me 5. Gjithsesi, nuk do të kritikoj shokët e mi. Kjo nuk është një disfatë, është një hap drejt suksesit, dhe ne duhet të përmirësohemi”.

Sfidanti.al