Ishte i nervozuar për shkrimet në të përditshmen “Bild”, duke humbur qetësinë sapo doli jashtë fushës së lojës.Tomas Myler duhej të ishte i kënaqur në suksesin 6-0 të Bajernit ndaj Shalkes në Bundesligë, ku luajti titullar dhe shënoi gol, por gjithsesi u nxeh me gazetarin Kristian Falk. Ky kishte shkruar disa artikuj sipas të cilëve Myleri dëshironte largimin nga Bajerni dhe kishte folur me drejtuesit. Pavarësisht se mes të dyve nuk ndodhi asgjë e keqe, madje gazetari e intervistoi futbollistin, ky i tha se “të paktën njëri nga artikujt e tu ishte i vërtetë”.
Sfidanti.al