Tekniku i vendasve, Edi Houi, u shqetësua në momentin që ndodhi. Papritur, një tifoz i Lidsit shmangu rojet e sigurisë në stadiumin “Eland Roud” duke shkuar drejt e tek stoli ku ndodhej trajneri i bardhezinjve, e duke iu hakërryer. Gjithçka përfundoi shpejt, sepse siguria ndërhyri duke e larguar burrin e zemëruar, por Houi u shpreh i zemëruar pas ndeshjes së barazuar 2-2 në fushën e Lidsit. “Siguria ime u rrezikua, – tha ai, – dhe kjo do të thotë se kështu mund të ndodhë edhe me trajnerët e tjerë. Njeriu mund të mendojë se çfarë mund të kishte ndodhur. Duhen përmirësuar standardet e sigurisë në stadiume”.
Sfidanti.al