Njukasëlli gabon në Lids, por fatin e tij në Champions e ka në dorë!

Skuadra e “laraskave”, apo e “qymyrxhinjve” nuk mundi të arrinte një fitore që me lojë e meritonte, duke i dhënë pak më shumë shpresë Liverpulit që të pretendojë për të hyrë në katërshen e parë të Premier Ligës. Përfundoi 2-2 ndeshja Lids-Njukasëll në “Eland Roud”, me miqtë që ishin në avantazh me anë të dy penalltive të shënuara nga Kallëm Uilson. Lidsi e humbi një penallti, ndërsa shënoi nga loja. Ejling dhe Kristensen ishin autorët. Vendasit mbeten të rrezikuar për të rënë nga kategoria, ndërsa Njukasëlli ka 66 pikë në 35 ndeshje, ndaj 62 të Liverpulit në po 35.

Sfidanti.al