Në Shqipëri ka qenë një nga të dalluarit. Uendi Mara, lojtari që këtë sezon ka provuar të luajë jashtë Shqipërisë, ishte një nga yjet e Skënderbeut sezonet e fundit në Superligë, duke shënuar gola e duke shërbyer asistë. Pasi bëri detyrën me skuadrën e qytetit të tij të lindjes, Mara vendosi të vazhdojë karrierën në Europë, dhe pavarësisht vështirësive duket po nis të lerë shenjën e tij. Mesfushori 24-vjeçar shënoi golin e parë në elitën e futbollit bullgar ku luan për Beroen e Stara Zagorës. Shqiptarit iu deshën vetëm 30 sekonda për të tundur rrjetën, pasi kishte hyrë në fushë në minutën e 62-të.
Mara realizoi golin për 2-0 duke e bërë të sigurt suksesin e Beroes ndaj Septembrit të Sofies. Më herët, futbollisti 24-vjeçar kishte ndihmuar ekipin e tij me asistin në fitoren 1-0 në Ligën e Parë Profesioniste të Bullgarisë ndaj Pirinit të Blagojevgradit. Natyrisht, Mara kërkon të stabilizohet sa më shumë që të jetë e mundur në kampionatin bullgar, por dëshira e tij kryesore është që të kthehet në Turqi. Shqiptari është huazuar tek Beroe nga skuadra Kexhiorengyçy ë Ankarasë që luan në Ligën e Parë turke.
Sfidanti.al