Futbollistët e Barcelonës patën këtë herë një periudhë të gjatë për të mbledhur veten. Trajneri i tyre, Ksavi Hernandez, u dha të besuarve të tij plot 5 ditë pushim, diçka që ndodh rrallë në futbollin e sotëm. Gjithsesi, tekniku katalanas e mbrojti vendimin e tij duke thënë se lojtarët kanë pasur lodhje të madhe fizike dhe psikologjike në një sezon të vështirë, të mbushur me probleme të mëdha jashtë fushe. “Nëse do të kisha pasur mundësi, – tha Ksavi, – do t’u kisha dhënë 8 ditë pushim”.
Sfidanti.al