Sulmuesi portugez ka pranuar të rinovojë kontratën, dicka që ka gëzuar tifozët edhe pse më pas ata u mërzitën nga humbja në Champions. Rafael Leao vendosi të firmoste për Milanin deri në 2028, një veprim i rëndësishëm me një rrogë 7 milionë euro, shumë më e vogël sesa mund t’i jepte një Real apo një Çelsi. Leao i dha fund një dyshimi torturues për klubin, ndonëse nuk luajti në gjysmëfinalen e parë të Championsit ndaj Interit.
Sfidanti.al