Në dy sfidat e kaluara në Champions, secila skuadër ka marrë një kualifikim, ndërsa tani nuk dihet se cila do t’ia dalë në stadiumin “Etihad” të Mançesterit. Anglezët dhe trajneri Pep Guardiola patën shumë shpresë tek Erling Halandi, por ai u mbulua fort nga Antonio Rydiger, edhe pse gjermani ishte në fushë për shkak të mungesës së Militaos. Guardiola bën një analizë, por jo një parashikim.
“Kur ne ishim duke luajtur më mirë, shënuan ata, – tha ai, – Kur po luanin më mirë ata, shënuam ne. Një ndeshje e ekuilibruar. “Bernabeu” është gjithmonë stadium i vështirë. Patëm momente të mira, por disa herë vuajtëm për shkak të cilësisë së Realit. Fnalja do të jetë në shtëpi, përpara tifozëve tanë. Tani do të shkojmë në Mançester dhe do të shohim se ç’mund të bëjmë më mirë”. Gjysmëfinalja e dytë Siti-Real do të luhet të mërkurën e ardhshme në Angli.
Sfidanti.al