Reali fiton Kupën e Mbretit, por mbetet shumë larg Barcelonës!

Një sukses, edhe pse për këtë ekip duket i vogël. Gjithsesi, Reali i Madridit e fitoi trofeun e parë të sezonit, Kupën e Mbretit, pasi mundi 2-1 Osasunën në finale. Një sukses i vogël, sidomos i krahasuar me triumfin 4-0 në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, por gjithsesi i mjaftueshëm për të marrë titullin. Një ekip si Reali e ka për detyrë të fitojë një Kupë që mban emrin e Mbretit, ndonëse rekordin e mban Barcelona, dhe në vend të dytë për sukseset është Atletik i Bilbaos. Sulmuesi brazilian Rodrigo ishte autor i të dy golave, ndërsa Lukas Rondo barazoi përkohësisht për Osasunën.

Madrilenët e trajnerit Karlo Ançeloti patën epërsi dhe kishin raste të shumta, sidomos me Karim Benzemanë dhe të tjerët, por portieri kundërshtar bëri mrekulli. Ky sukses u arrit në kohën e duhur, vetëm pak ditë para gjysmëfinales së parë të Championsit ndaj Mançester Sitit, që do të luhet në “Santiago Bernabeu” të Madridit. Objektivi i Realit është të mbrojë titullin në Ligën e Kampionëve, ndërsa atë në kampionat nuk mundet ta ëndërrojë. Barcelona është drejt triumfit, ndërsa katalanasit kanë edhe rekordin e trofeve në Kupën e Mbretit me 31 trofeë.

Sfidanti.al