Interi duket i fortë në prag të Championsit, LuLa shemb Romën

Nuk ishin vetëm dy sulmuesit, padyshim që gjithçka erdhi nga krejt skuadra që luftoi fort dhe triumfoi në një fushë të vështirë. Interi fitoi 2-0 në stadiumin “Olimpiko” ndaj Romës së Zhoze Murinjos, duke qenë në pozita shumë më të mira për të qenë në katërshen e parë në Serinë A, pra për të shkuar sërish në Champions. Dimarko shënoi golin e pas kombinimit tepër të saktë mes Brozoviçit dhe Damfrisit që dha asistin. Në minutat e fundit, romanët gabuan në pasim pranë zonës së tyre, dhe Lautaro Martinez rrëmbeu topin duke ia shërbyer Lukakut, që nuk gaboi. Dyshja e sulmit LuLa duket sërish e koordinuar, si dy vjet më parë. Interi është për momentin në vend të tretë me 63 pikë, një pikë prapa Lacios, dhe barabar me Juventusin që luan sot. Morali dhe forma duken shumë lart në prag të duelit të parë gjysmëfinal ndaj Milanit në Champions.

Sfidanti.al