Shkëlqen Nikola Jokiç, por Denveri humbet në Feniks!

Në lojë është kthyer edhe Feniks, që ngushtoi diferencën 2-1 në serinë e gjysmëfinaleve të Perëndimit kundër Denver. Pasi kishin fituar dy sfidat e para, Naxhets u dorëzuan me rezultatin 121-114 në fushën e Sans. Spektakolare paraqitja e Nikola Jokiç me tre shifra dopjo 30 pikë, 17 topa në tabelë dhe 17 asist, por nuk mundi të evitojë disfatën e skuadrës së tij. Për Feniks, heroi i fitores ishte Kevin Durant në rolin e shënuesit më të mirë me 39 pikë. Ky sukses kthen në lojë Sans përballë pretendentëve kryesorë të Denver.

Sfidanti.al