Inter-Milan mund ta thyejë rekordin italian të fitimeve, por biletat ende nuk janë shitur

Zikaltërit duket se do të kenë “fatura” më të shtrenjta se kushërinjtë kuqezinj në ndeshjen gjysmëfinale të Championsit. Nga një llogjikë e thjeshtë pritet që të tejkalohet shifra prej mbi 10 milionë eurove që mblidhet nga shitja e biletave në sfidën e parë gjysmëfinale, Milan-Inter në “San Siro”. Gjithsesi, ende nuk mund të parashikohet pasi mediat italiane shkruajnë se nuk pritet që të ketë menjëherë shitje 100 për qind të biletave. Fillimisht, shiten biletat për të abonuarit që janë rreth 35 000. Vetëm të premten mund të shihet nëse do të ketë shitje totale të tyre.

Sfidanti.al