Për momentin, ende nuk është arritur qëllimi dhe vetë sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të shënojë kohët e fundit. Myrto Uzuni mbetet Këpuca e Artë e Ligës së Dytë të Spanjës, me 21 gola deri tani, ndërsa Granada ende rrezikon vendin për të qenë në elitë. “Ne do të ngjitemi, kjo nuk ka dyshim, – thotë Uzuni, – unë dua që të ngjitem në La Ligë me Granadën. Nuk jam nervoz për golat, do të vijnë. Do të mësojmë nga gabimet tona. Idhulli im është Kristiano Ronaldo. Ai dhe Mesi janë më të mirët”.
Sfidanti.al