Rekord me biletat në “San Siro” për derbin Milan-Inter

Më shumë se 10 milionë euro do të mblidhen nga tifozët që do të vërshojnë në stadiumin mitik për duelin e madh të Championsit. Ky është një rekord për Italinë. Rekordin deri tani e pati Milan-Totenhem me 9 133 842 euro këtë sezon, duke qenë ndeshja me më shumë të ardhura në Apenine në çdo kompeticion. Në “San Siro” për Milan-Inter do të jenë 74 000 tifozë, ndërsa duhet pritur sesa të ardhura do të mblidhen nga gjysmëfinalja e dytë e Championsit, ajo Inter-Milan, gjithashtu në këtë stadium.

Sfidanti.al