Monolog alla italian pas ndeshjes Erzeni-Partizani ! Pyeti veten trajneri i Partizanit, Kolela :
– A do ta shoh Tiranën kur të luaj me Kastriotin?
– Dhe vetja i tha: Jo, absolutisht jo, sepse nuk dua të inatosem..
Pse do të inatosej Kolela kur Tirana të luaj kunder Kastriotit. Ku fle lepuri i kësaj deklarate? Me cilin do të inatoset trajneri “demave”? E ka me Tiranën, që po i “vjedh” titullin Partizanit , e ka me arbitrat që kurdisen ndryshe me ta e ndryshe me Tiranën, apo e ka me ata lart, me “produksionin e Superligës”, të cilët mund të doroviten dhe të tolloviten për çdo gjë, por jo për fjalën e dhënë…për titullin!
Sfidanti.al