Kërkohet ekzekutimi i himnit britanik, Liverpuli është në hall për tifozët

Premier Liga u ka kërkuar klubeve që të vendosin emblemën muzikore të vendit në prag të ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit, por kjo gjë ka krijuar shqetësime në “Anfild”. Drejtuesit e Liverpulit nuk është se kanë shumë dëshirë që himni “Zot, ruaj mbretin” (më parë ishte “Zot, ruaj mbretëreshën”) të ekzekutohet në stadiumin e tyre sepse tifozët e kuq njihen se janë kundër monarkisë, të paktën në shumicë. Të gjithë e mbajnë mend se çfarë ndodhi në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Çelsit në “Uembli” ku u ekzekutua himni.

Sfidanti.al