Borusia Dortmund ndalet në momentin më vendimtar të sezonit dhe shpërdoron mundësinë më të mirë për të thelluar qoftë edhe përkohësisht diferencën në krye të Bundesligës. Kryesuesuesit e kampionatit gjerman barazuan 1-1 në transfertën e Buhumit, duke i dhënë një asist rivalëve të përjetshëm të Bajernit të Mynihut. Pas golit të pësuar në minutën e pestë, skuadra nga Dortmundi u përgjigj shpejt. Pas vetëm dy minutash Adejemi barazoi shifrat e rezultatit, duke dhënë përshtypjen se përmbysja nuk do të vononte.
Por këto parashikime nisën të zbehen, kur pjesa e parë u mbyll në ekuilibër. Edhe pas pushimit, Borusia nuk arriti të shfrytëzonte rastet e saj, ndërsa mund të shkonte më keq për kryesuesit e Bundesligës, që rrezikuan të ndëshkoheshin sërish. Në fund vetëm barazim dhe tashmë Dortmund kalon topin në fushën e Bajernit të Mynihut në garën e fortë për titullin kampion në këtë sezon të kampionatit gjerman.
Sfidanti.al