Gjashtë lojtarë mund të ikin në verë nga Bajerni, ç’ndodh me Mylerin?!

Mediat bavareze shkruajnë për planet e klubit në “Zebener Shtrase” për sezonin e ardhshëm. Pas një edicioni 2022-2023 shumë të vështirë, drejtuesit nuk duan që Bajerni të ketë probleme të tilla përsëri. Lajmet janë që gjashtë lojtarë mund të largohen dhe këta janë Dejli Blind, Sadio Mane, Marcel Zabicer, Leon Gorecka, Ian Zomer dhe Serzh Gnabri. Mjaft prej tyre janë të talentuar, por trajneri Tuhel ka mendime të tjera. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë më në fund me Tomas Mylerin, që po aktivizohet pak nga Tuheli. Klubi mund ta lerë gjithçka në dorë të tij për nder të kontributit në ekip.

Sfidanti.al