Vilfried Zaha ka shënuar një gol të bukur me kombëtaren e tij në miqësoren që Bregu i Fildishtë e fitoi 2:0 ndaj Rusisë
Ish lojtari i Manchester United, që tani luan te Crystal Palace, Wilfried Zaha ka shënuar një gol të bukur me kombëtaren e tij në miqësoren që Bregu i Fildishtë e fitoi prej 2:0 ndaj Rusisë, duke kaluar 3-4 lojtarë sikur të ishin manekinë dhe jo të gjallë.
Pas paraqitjes së Zahas në këtë ndeshjes dhe golit të shënuar, sigurisht që edhe ylli argjentinas, Lionel Messi, do t’ia kishte zili – gjithashtu edhe komentatorët përmendin argjentinasin.