Trofeu i trajnerit më të mirë të vitit 2016 në kampionatin e futbollit të Gjermanisë nuk iu dha as Pep Guardiolës që e nxori vjet kampion Bajernin e Mynihut dhe as Tomas Tuhelit të Borusias së Dormundit, rivalit kryesor të Bajernit për titullin, por trajnerit 29-vjeçar të Hofenhajmit, Julius Nageleman, që u shpall trajneri më i mirë i vitit të kaluar (2016) të Bundesligës. Nagelemani është trajneri më i ri në kampionatin gjerman dhe, ndërsa, vitin e kaluar, arriti që të sigurojë mbijetesën në konkurrimin më elitar, në krye të Hofenhajmit, ndërsa, sivjet, ndodhet në vendin e 4-t në tabelën e Bundesligës dhe një hap larg pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve. Në votimin e realizuar me këtë rast, Nagelemani grumbulloi shumë më tepër pikë sesa Tuheli dhe trajneri i ekipit përfaqësues olimpik dhe të të rinjve të Gjermanisë, Horst Hrubesh.
sfidanti.al