Nuk ka ndërmend të diskutojë tani se ku do ta ketë të ardhmen, aq më pak kjo mund të flitet në një intervistë për faqen zyrtare të klubit. Armando Broja iu përgjigj pyetjeve në uebsajtin e Çelsit, duke shprehur lumturinë që më në fund ka dalë në fushë duke u stërvitur. “Kam kaluar periudhën më të vështirë të jetës sime, – thotë sulmuesi kuqezi, – sidomos kur isha 2 javë në shtrat. Kurrë më parë nuk më kishte ndodhur”. Tashmë, ka nisur rikuperimin e plotë, ndonëse nuk dihet se kur mund të kthehet. “Po godas topin, po vrapoj, po ndryshoj drejtimin, ndonëse duhet të jem i kujdesshëm, – shprehet Broja, – gjithsesi, e shoh se po eci përpara”.
Sfidanti.al