Në Mynih thonë se Uli Hënesi është “presidenti në hije” i Bajernit

Ndoshta ka nisur të aktivizohet sërish tani pasi rezultatet nuk janë të mira. Mediat bavareze shkruajnë se Uli Hënes është pjesë e vendimev dhe e diskutimeve tek Bajerni, dhe se ka shumë më tepër ndikim sesa mund të mendohet, ndonëse është larguar prej disa kohësh. Hënesi po quhet “presidenti në hije” i klubit, ndërsa theksohet se ka qenë dakord që të largohej Julian Nagelsmani dhe të vinte Tomas Tuheli. E pra, kjo do të thotë se Oliver Kahni dhe Salihamixhiçi nuk qenkan të vetmit fajtorë për atë që po ndodh në “Zebener Shtrase”.

Sfidanti.al