Partizani i Beogradit fitoi në Madrid, por sherri mund ta lerë pa lojtarë

Ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Sportit në kryeqytetin spanjoll ishte padyshim skandaloze. Një sherr masiv dhe i rëndë kur mbeteshin edhe 100 sekonda deri në fund, që e kaloi krejtësisht në hije kryeveprën e Partizanit të Beogradit të trajnerit Zheljko Obradoviç. Lojtarët e ekipit serb dhe ata të Realit u përleshën, njëri nga basketbollistët miq u dëmtua rëndë, ndërsa gjyqtarët përjashtuan gjithsej 21 vetë. Partizani fitoi 95-80 dhe kryeson 2-0, me ndeshjen e radhës në Beograd, ndërsa frika është se edhe kualifikimi mund të mos jetë aq i gëzueshëm. Euroliga i ndëshkon ashpër veprime të tilla, deri në 3-4 ndeshje pezullim, pra kjo do të thotë se skuadra beogradase mund të luajë edhe në plej of pa shumë nga yjet. Rrezikojnë më shumë, lojtari kryesor Panter, i dëmtuari Egzum dhe Lesor.

Sfidanti.al