Qazim Laçi fiton ndaj Plzenit me Spartën, mbetet në krye në Çeki

Një tjetër lojtar shqiptar që ishte titullar këtë të enjte, ishte Qazim Laçi. Një tjetër mesfushor i kombëtares, ashtu si Keidi Bare në Spanjë, dha kontributin e tij dhe skuadra ku luan, Sparta e Pragës, arriti një fitore të rëndësishme. Kryeqytetasit mundën 2-1 Viktorian Plzenin, ekipin që ka dominuar kampionatin çek vitet e fundit, në një sfidë që pati acarim dhe ku dy lojtarë dolën me të kuq në sekondat e fundit, nga një për secilën palë. Laçi luajti deri në fund, ndërsa Sparta ka 65 pikë, po aq sa Sllavia e Pragës që kryeson me golaverazh më të mirë.

Sfidanti.al