Keidi Bare kthehet titullar për Espanjolin pas 6 muajsh

Mesfushori i kombëtares shqiptare jep një lajm të mirë nga Spanja, që vlen edhe për kuqezinjtë. Keidi Bare luajti si titullar për Espanjolin në La Ligë, në ndeshjen që u humb 2-4 në fushën e Vijarrealit. Futbollisti kuqezi u kthye që nga minuta e parë në formacion pas 6 muajve, ndërsa ka pasur një dëmtim të rëndë që e ka lënë gjatë jashtë fushave të lojës. Ai luajti 66 minuta dhe u zëvendësua nga Edu Ekspozito, kur rezultati ishte 2-2, dhe dha kontributin e tij, përfshi rikuperime topi, pasime dhe gjuajtje drejt portës.

Sfidanti.al