Roma feston 100 ndeshjet në stol të Zhoze Murinjos!

Përtej rezultatit në Bergamo, sfida ndaj Atalantës ishte e shënuar për trajnerin portugez. Zhoze Murinjo festoi ndeshjen e 100-të në stolin e Romës, një udhëtim që nisi gati dy vjet më parë me ndeshjen ndaj Trabzonsporit. Nuk mund të thuhet se nuk ka pasur suksese, pasi fillimisht fitoi Ligën e Konferencës, pastaj u kualifikua për në Ligën e Europës, ndërsa tani po lufton për zonën Champions, duke qenë në gjysmëfinale pikërisht të Ligës së Europës.

Sfidanti.al