Shumëkush e mban mend se çfarë ndodhi në finalen e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Anglisë. Në atë kohë, një skandal i vërtetë ngjau në hyrje të stadiumit “Uembli” të Londrës kur mjaft tifozë çanë gardhet e forcave të sigurisë dhe hynë pa biletë në impiantin më të famshëm të botës. Tashmë, policia është e shqetësuar për mbarëvajtjen e finales së Kupës së Anglisë që do të luhet në “Uembli” mes Mançester Sitit dhe Mançester Junajtidit në 3 qershor në orën 17:30 me orën e Grinuiçit. Policia ka frikë nga trazirat dhe mund të ketë një afrim të orarit.
Sfidanti.al