Momenti i vështirë ka kaluar. Pasi humbi dy sfidat e para, Golden Steit kthehet bindshëm në garë për një biletë në gjysmëfinalet e NBA, duke barazuar 2-2 serinë kundër Sakramentos. Kampionët në fuqi triumfuan në një sfidë emocionuse dhe të vendosur në sekondat e fundit me vetëm një pikë diferencë 126-125. Stefën Kerri ishte edhe një herë njeriu i ndeshjes me yllin e Uorriors që realizoi 32 pikë. Për Kings nuk mjaftoi paraqitja mbreslënëse e Foks me 38 pikë, 9 topa në tabelë dhe 5 asist.
Denver shtyn për në sfidën e pestë kualifikimin për në gjysmëfinale. Nuk ka “match-point” për Naxhets që u mundën 114-108 nga Minesota. Entoni Eduards shënoi 34 pikë për vendasit, ndërsa për Denver nuk mjaftoi Nikola Jokiç me dy shifra dopjo 43 pikë dhe 11 topa të kapur në tabelë. Me këtë humbje, Naxhets I lejojnë rivalëve të ngushtojnë në 3-1 rezultatin e përgjithshëm të serisë në play-of.
Shumë pranë kalimit në fazën tjetër edhe Boston, që thellon në 3-1 epërsinë ndaj Atlantës. Sëlltiks fituan 121-129 ndeshjen e katërt falë paraqitjes së shkëlqyer të dyshes Xhejlën Braun dhe Xhejzon Tatum, që shënuan secili nga 31 pikë. Me këtë sukses, Boston është vetëm një fitore larg gjysmëfinaleve. I njëjti diskutim edhe për Nju Jork Niks, që gjithashtu kanë thelluar në 3-1 diferencën në serinë e play-off në dëm të Klivlend, duke prekur gjysmëfinalet e këtij sezoni në NBA.
Sfidanti.al