Juventusi synon Kulibalin, Alegri kërkon “goditjen e madhe”

Tek Napoli ishte një i paprekshëm dhe i shkëlqyer. Klubi italian realizoi një biznes ndërsa Kulibali kaloi tek Çelsi verën e kaluar, por periudha Blu nuk qëlloi aspak pozitive. Ashtu si Lukaku, edhe mbrojtësi afrikan pati ulje të formës dhe është i pakënaqur në “Stemford Brixh”. Këtë po përpiqet ta shfrytëzojë Juventusi. Mediat italiane shkruajnë se trajneri Maks Alegri ka pasur kontakte me përfaqësues të Kulibalit për ta bindur që të vijë në Torino. Do të ishte një goditje e madhe, pasi një mbrojtës shumë i mirë mund të vinte me kosto shumë më të ulët sesa normalja.

Sfidanti.al