Egnatia..rruga mitike, Egnatia ne Superligë ..rruga e dënimeve!

Të gjitha dënimet janë bërë për..Egnatian! Një ekip debutues që mesa duket nuk i di fort mirë “rregullat” e sistemit dhe ..harbon! Ndaj metamorfoza e dënimit të Egnatias është tollovitëse,por dhe nuk po pi ujë : në fillim i dënuan të luanin pa tifozë, më pas erdhi dënim “kapital”, pa stadium, pra të luanin në një qytet tjetër dhe në ndeshjen e fundit, tamam kundër Laçit, i dënuan me karton të kuq , të luanin me 10 vetë qysh nga minuta e 20 e pjesës së parë..

Ç‘prapësi ka bërë ky ekip, pse është shndërruar në gjahun e javës. Egnatia prapë nuk u dorëzua dhe me 10 vetë ? Ky mund të jetë “gabimi” i tyre! Ashtu siç luajnë, natyrshëm dhe pa pa u tredhur nga bisturia që bën synet ndeshjet, janë shpallur si..preja në gjueti !

Ishte një barazim heroik me Laçin, sidomos në pjesën e dytë, kur nuk e kuptoje dot se cili ekip kishte mbetur me 10 lojtarë. Ndofta edhe kjo sjellje e Egnatias, që bëhet më e fortë pas çdo dënimi, ua sjell në majë të hundës ..”produksionit”. Mos flasim për katapultimin e tyre që u ngjitën pa leje aq lart në klasifikim, sa tek lajmet, pas barazimit me Laçin, dëgjoje haberin e shumepritur “Egnatia largohet nga lufta për titull..”

Sfidanti.al