Trajneri i Mançester Sitit ka një teori të vetën, krejt origjinale, sipas së cilës ana psikologjike tek bavarezët është më e lartë tani që Sadio Mane goditi me grusht Leroi Sanenë. “Ndonjëherë ekziston nevoja për konflikt që skuadra të bëhet më e fortë, – tha Guardiola, – unë jam i sigurt për këtë. Ky incident nuk do të jetë pikë e dobët për Bajernin, por një pikë e fortë. Bajerni do të bëjë çmos për t’ia dalë. Unë kam qenë atje, ia njoh mentalitetin”.
Sfidanti.al