Xhakomo Vrioni i çon “selam” Silvinjos me festim si Halandi!

Realizoi fare në fund, por ishte rrjeta më e bukur. Xhakomo Vrioni i mbajti gjallë shpresat për t’u kthyer në kombëtare dhe një paraqitje mjaft pozitive në futbollin e Shteteve të Bashkuara, edhe pse luajti shumë pak. Sulmuesi 24-vjeçar shënoi në minutën e 86-të në fitoren e ekipit të tij, Nju Inglënd Revolushën, ndaj Montrealit, sfidë që përfundoi 4-0 në Ligën Profesioniste Amerikane. Vrioni hyri në lojë vetëm në minutën e 62-të, por i mjaftuan më pak se 25 minuta për t’u treguar i rëndësishëm. Koha e paktë e aktivizimit bëri që trajneri Silvinjo të mos e merrte në kombëtare në ndeshjen e Europianit ndaj Polonisë në Varshavë, por braziliani thotë se e ka gjithmonë në planet e tij.

Sfidanti.al