E gjitha kjo ndodhi pas botimit të një spoti nga ana e PSG-së, për të nxitur fushatën e abonimeve nga ana e tifozëve për sezonin e ardhshëm. Klubi i kërkon tifozëve që të nxitojnë për t’u abonuar, duke e shoqëruar me pamje nga aksionet e Kilian Mbapesë, por duke harruar Lionel Mesin dhe Nejmarin. Mbape reagoi dhe postoi edhe ai një mesazh në rrjetet sociale, të cilin e mbylli me fjalët: “PSG është një klub i madh, është një familje, dhe mbi të gjitha nuk është Kilian Sen Zhermen”.
Sfidanti.al