Irving-Donçiç në bë fund u bë dyshja fituese në Dallas!

Nuk dihet nëse skuadra do të hyjë në fazën përtej sezonit të rregullt. Dallas Maveriksat janë në pozita të vështira në fund të edicionit në NBA, por gjithsesi fitorja 123-119 ndaj Sakramentos i ndihmoi që të kenë shpresë për në plej of. Kajri Irving shënoi 31 pikë, kapi 4 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, ndërsa Luka Donçiç shtoi 29 pikë, 10 topa në tabela e 6 asistë. Kur duhen edhe dy ndeshje deri në fund, Dallasi ka të njëjtin bilanc si Oklahoma që mban vendin e 10-të (38-42), që të dërgon në plej in.

Sfidanti.al