Basketbollistët lejohen të “tymosin”, nuk do të ketë më teste

Një marrëveshje mes NBA dhe Shoqatës Kombëtare të Basketbollistëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë një revolucion të vërtetë duke lejuar përdorimin e marijuanës. Sipas vendimit, ata nuk do t’I nënshtrohen më testeve për këtë substancë, që deri tani ishte e ndaluar dhe shoqërohej me penalizime të rënda. Gjithsesi, detajet do të publikohen në një moment tjetër. Ndërkohëm, sipas protokollit do të qëndrojnë në fuqi të gjitha testet e tjera anti-drogë dhe ato anti-doping. Sipas mediave në vend, të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe NFL, Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan.

Sfidanti.al