Zhauen Haxham është një nga futbollistët e skuadrës së Ligës së Parë të Francës. Trajneri i tij, Antuan Kombuare, vendosi që ta largohte këtë lojtar nga skuadra sepse ai nuk pranoi të ndërpriste Ramadanin në ditën e ndeshjes. Kombuare ua kishte bërë të qartë atyre se nuk do të lejohej që të mos ushqeheshin dhe të mos merrnin ujë apo lëngje të tjera në ditën e ndeshjes. Gjithsesi, algjeriani gjykoi se nuk mundej ta ndërpriste agjërimin dhe kjo e bëri trajnerin që ta largonte nga ekipi, të paktën deri në përfundimin e atij që myslimanët e cilësojnë si muajin e tyre të shenjtë.
Sfidanti.al